Përgjysmohen testimet dhe rastet e reja të Covid në Itali, 44 të vdekur në 24 orët e fundit

Janë 2,407 raste të reja me Covid-19 në Itali në 24 orët e fundit referuar 122,441 testimeve (një ditë më parë kishte 3,838 raste në 263,571 testime).

Po kështu janë raportuar 44 vdekje (krahasuar me 26 të dielën), ndërsa që nga fillimi i pandemisë, në total janë 130,354 vdekje. Shkalla e pozitivitetit ishte 2%, nga 1.45% një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit 3,383 persona janë shëruar. Numri i pacientëve të pranuar në kujdesin intensiv për Covid po zvogëlohet: ata janë 523, me një rënie prej 7 në krahasim me dje në bilancin midis hyrjeve dhe daljeve.

Pranimet ditore janë 21. Ka 3,982 pacientë të shtruar në spital me simptoma në pavijonet e zakonshme, me një rritje prej 53 në krahasim me të dielën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *