Përhapet COVID-i/ Pezullohen operacionet në ambasadën amerikane në Kabul

Dhjetëra punonjës në ambasadën amerikane në Afganistan kanë rezultuar me koronavirus, duke bërë të nevojshme mbylljen e pjesës më të madhe të operacioneve në këtë mision diplomatik.

Zyrtarët thonë se një person ka humbur jetën nga COVID-19, ndërsa 114 vetë janë në karantinë dhe disa të tjerë janë nën mbikqyrjen e mjekëve. Zyrtarët thonë se 95% e rasteve janë individë të pavaksinuar aspak ose jo plotësisht kundër koronavirusit.

Zyrtarët thonë se si rezultat i përhapjes së infektimeve, ndalohen operacione ose aktivitete në grup deri kur të ndërpritet zinxhiri i përcjelljes së virusit. Ata shtojnë se objektet spitalore ushtarake janë të mbushura dhe se janë ngritur pavione provizore për të ndihmuar personat në nevojë me respiratorë.

Vatra e infeksionit shfaqet ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë në vazhdën e një operacioni të ndërlikuar dhe intensiv për të tërhequr forcat e tyre ushtarake nga Afganistani deri më 11 shtator pas një angazhimi 20 vjeçar.

Rastet e infektimeve me koronavirus janë shtuar ndjeshëm në Afganistan javët e fundit, duke vënë nën presion të rëndë sistemin e brishtë shëndetësor të vendit.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *