Përhapja alarmante e hepatitit te fëmijët, ekspertët britanikë gjejnë shkakun: Fajin e ka pandemia

Ekspertët e mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë sqaruar se rastet e hepatitit i cili infekton të miturit, mund të jetë shkaktuar nga dobësimi i imunitetit të fëmijëve nga karantina gjatë pandemisë.

Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar thanë se shpërthimi global i rasteve mund të jetë si rezultat i masave pandemike që parandaluan që fëmijët në vitet e tyre ‘formuese’ të ekspozohen ndaj infeksioneve të zakonshme, raportoi Daily Mail.

Në total, 114 raste të hepatitit akut me origjinë të panjohur janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar në katër javët e fundit, me dhjetë të rinj që i janë nënshtruar procedurave kritike të transplantit të mëlçisë.

Rastet e para u vunë re në Skoci më pak se një muaj më parë, duke shkaktuar një paralajmërim nga zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët thonë se kanë zbuluar po aq raste në tre muaj sa do të prisnin të shihnin në një vit.

Ekspertët thonë se karantina që shkaktoi shqetësime për shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve, mund të kenë dobësuar imunitetin e tyre dhe t’i kenë lënë ata më të ndjeshëm ndaj virusit, ose patogjeni mund të jetë mutuar për të paraqitur një kërcënim më të madh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.