Përhapja e Omicron, Anglia rikthen mbajtjen e maskave në shkolla

10:05 02/01/2022

Qeveria e Anglisë ka vendosur që të shtrëngojë masat në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit të ri të Covid, Omicron.

BBC raporton se të gjithë nxënësit në shkollat e mesme në Angli do të detyrohen që të mbajnë maska gjatë gjithë kohës.

Mbajtja e maskave vjen në një kohë kur shkollat janë të hapura, por përhapja e Covid vijon të jetë me ritme të shpejta.

Gjashtë sindikata të stafit të shkollave kanë bërë një kërkesë për veprim urgjent për të kufizuar përhapjen e virusit. Ata paralajmëruan se provimet kombëtare do të viheshin në rrezik nëse nuk do të kishte masa kufizuese.

Deri më tani, Anglia është vendi i vetëm katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar ku maskat nuk rekomandoheshin për nxënësit në shkolla./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts