Përhapja e Omicron/ Apeli i Faucit: Anuloni festat në natën e Vitit të Ri! Unë do të qëndroja larg tyre

Anthony Fauci, këshilltar shëndetësor i Shtëpisë e Bardhë ka rekomanduar qëndrimin larg festave.

Ndërsa ka shprehur shqetësimin për përhapjen e variantit Omicron, ka bërë thirrje për anulimin e festave në natën e Vitit të Ri.

“Unë do të doja të qëndroja larg tyre. Ua kam thënë vazhdimisht qytetarëve që nëse janë vaksinuar dhe me dozë përforcuese dhe qëndrojnë me familjen kjo është në rregull. Por kur flasim për një festë në natën e Vitit të Ri ku janë më shumë se 30, 40 apo 50 njerëz që festojnë atëherë këtu situata mund të jetë më shqetësuese. Unë do të rekomandoja qëndrimin larg festave”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, mjekët gjithashtu bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e virusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *