PĂ«rhapja e Omicron-it rrezikon festat e fundvitit

12:19 19/12/2021

Holanda rikthen karantinën kombëtare, kufizime në gjithë Evropën

Përhapja e Omikronit po bllokon sërish Europën, pavarësisht kuotave të larta të vaksinimit. Në Holandë, qeveria vendosi një karantinë të re kombëtare, që nisi që këtë të diel dhe që do të jetë në fuqi deri më 14 Janar.

Bllokada e re nuk bën dallim mes të pavaksinuarve apo të vaksinuarve. Shkak për masën drastike është përhapja me ritme të shpejta e infektimeve me Omicron, që rrezikojnë një valë të re përhapjeje ndonëse shifrat e infektimeve ditore të valës së nisur që në tetor janë në rënie.

Infektimet me Omicron shënuan për të parën herë 10 mijë raste ditore në Britaninë e Madhe, duke ushqyer kuotat më të larta të infektimeve ditore në vend me rreth 90 mijë raste në tre ditët e fundit. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e karantinës kombëtare gjatë Krishtlindjes.

Në kryeqytetin francez, autoritetet anuluan festimet me fishekzjarrë dhe grumbullimet për festat e fundvitit, si masë për frenimin e përhapjes së Omicronit. Ndërsa në Austri do të festojnë pa asnjë kufizim vetëm të vaksinuarit me dozën e tretë.

Kufizime do të ketë për gjithë kategoritë e tjera. Orare shtetrrethimi rikthehen në Danimarkë, ku restorantet dhe ambientet e argëtimit do të mbyllen në 11 të natës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *