Përhapja e Omicron në Europë, kryeson Mbretëria e Bashkuar dhe vendet skandinave

11:00 12/12/2021

633 infeksione të reja me mutacionin e fundit të koronavirusit Omicron janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë orëve të fundit. Shumica dërrmuese e 633 rasteve të reja janë në Angli. Në Skoci janë 11, në Uells 2 dhe Irlanda e Veriut 2. Sipas vlerësimit të ekspertëve shëndetësor, varianti  Omicron i koronavirusit mund të shkaktojë 75 mijë vdekje në 5 muajt ne vijim. Sipas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar, dy doza vaksine nuk mjaftojnë kundër Omicron.

Zonat me numrin më të madh të infeksioneve në kontinentin evropian ku janë regjistruar gjithsej 732 raste të konfirmuara deri më tani.

Pas Mbretërisë së Bashkuar, dy vendet skandinave Danimarka dhe Norvegjia janë më të prekurat nga varianti Omicron në kontinentin europian. Në Danimarkë janë 195 raste, në Norvegji 109 raste.

Vetëm në kryeqytetin Oslo jane zbuluar 80 raste pozitive me variantin Omicron. Pason Gjermania me 77 persona të infektuar me Omicron, Holanda me 62, Franca me 59 dhe Portugalia me 49.

Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka vendosur për këshilla më të rrepta, ndër të tjera, për rajonin e Stokholmit, në mënyrë që të ngadalësojë përhapjen e Covid-19.

Në Belgjikë janë 30 raste të regjistruara të te infektuarve me variantin Omicron, 23 në Suedi, 20 në Finlandë dhe Islandë.

Në Itali janë konstatuar 13 raste me Omicron, por Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Gianni Rezza, foli për 27 raste. I fundit  u regjistrua në Liguria.

Më pak se 10 raste të variantit Omicron janë regjistruar në Irlandë (6), Letoni (5) dhe Republikën Çeke (5).

Tre raste kanë të verifikuara deri tani Kroacia, Qiproja, Greqia dhe Rumania dhe 1 infektim nga Omicron në Lihtenshtajn.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.