Përhapja e Omicron/ Paralajmëron presidenti francez: Qytetarët e pavaksinuar do të jenë në telashe

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se qytetarët të cilët refuzojnë të vaksinohen se do të përballen me më shumë kufizime.

Macron është shprehur se nuk synon t’i vështirësojë jetën askujt, por vaksina është mundësia për të parandaluar përhapjen e Covid.

‘Unë nuk dua të shqetësoj asnjë njeri, por ne duhet të ndërgjegjësojmë qytetarët të vaksinohen’, ka thënë ai.

Me një gjuhë të ashpër, Macron theksoi se nga 15 janari të pavaksinuarit nuk do të mund të shkojnë më në restorante.

‘Unë nuk dua të dërgoj njerëzit e pavaksinuar në burg. Por të gjithë duhet ta dinë se nga 15 janari nuk do të shkojnë më nëpër restorante. Nuk do të keni më mundësinë të shkoni në kafe, në teatër apo edhe në kinema’, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.