Përhapja e shpejtë e variantit Omicron, Italia mund të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të marsit

Rritja e rasteve me koronavirus ka bërë që qeveria italian të marrë vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të marsit.

Mediat italiane shkruajnë se kryeministri italian Mario Draghi, ka dhënë njoftimin, ndërsa pritet që vendimi të zyrtarizohet nesër në mbledhjen e kabinetit qeveritar.

Kjo zgjatje vjen si rrjedhojë e shqetësimit për përhapjen e shpejtë të variantit Omicron.

Vetëm ditën e sotme në vend janë identifikuar 12, 712 raste të reja me Covid, ndërsa humbën jetën 98 qytetarë.

Sakaq që nga fillimi i pandemisë në Itali janë raportuar 5, 238, 221 me Covid , ndërsa 134, 292 persona kanë humbur jetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.