Përhapja e variantit Delta, rritet numri i viktimave në SHBA, spitalet mbushen me pacientë

Në Shtetet e Bashkuara numri i të vdekurve nga COVID-19 ka filluar të rritet sërish me përhapjen e variantit Delta mes pjesës së pavaksinuar të popullatës. Spitalet po mbushen me pacientë, shumë prej të cilëve janë më të rinj në moshë një ndryshim krahasuar me fazat e mëparshme të pandemisë.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara shënohen mesatarisht rreth 650 vdekje në ditë, një rritje me më shumë se 80 për qind nga dy javë më parë.

Të dhënat mbi moshën dhe demografinë e viktimave si pasojë e përhapjes së variantit Delta janë ende të kufizuara, por autoritetet spitalore në ato zona që konsiderohen më të nxehtat për shkak të përhapjes së virusit, thonë se po shohin më shumë pacientë që shtrohen në spitale apo vdekje tek grupmoshat nën 65 vjeç.

Zyrtarët në Florida thonë se po shohin një fluks infeksionesh mes të rinjve të shëndetshëm që po mbushin pavionet e spitaleve në të gjithë shtetin, shumë prej të cilëve kanë nevojë për oksigjen.

Javën e kaluar në Florida, 36 për qind e vdekjeve ishin mes personave nën 65 vjeç, krahasuar me 17 për qind në të njëjtën javë të vitit të kaluar, kur shteti po përjetonte një rritje të ngjashme të rasteve me COVID. Florida udhëheq në rang kombëtar për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi, me mesatarisht më shumë se 150 në ditë gjatë javës së kaluar.

/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *