Përhapja e variantit Omicron, Britania e Madhe në alarm, ja masat që ka ndërmarrë

Autoritetet shëndetësorë në Britaninë e Madhe, kanë njoftuar se kanë rritur nivelin e alarmit, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron të virusit. Ata kanë theksuar se niveli i alarmit ngrihet nga i treti në të katërtin, që do të thotë se presioni ndaj sistemit shëndetësor është në rritje.

“Të dhënat e para tregojnë se versioni i omicron përhapet shumë më shpejt se delta dhe se mbrojtja që ofron vaksina në rast infektimi me omicron është e reduktuar”, theksojnë ata.

Edhe pse nuk dihet ende se sa i rrezikshëm është omicron – do të jetë “më e qartë në javët në vijim”, ekspertët theksojnë se “tashmë” ka shtrime në spital për omicron dhe se “ka gjasa” që numri i tyre “të përhapet shpejt”.

Kryeministri Boris Johnson do t’i drejtohet publikut në një deklaratë të regjistruar më parë të dielën, tha Doëning Street.

Ai duhet të raportojë mbi përpjekjet e qeverisë për të frenuar përhapjen e omicron, veçanërisht duke shtrirë fushatën e vaksinimit për ata mbi 30-vjeç nga e hëna.

Ky informacion vjen pas masave të reja të shpallura nga Johnson, duke përfshirë kthimin nga puna nga shtëpia dhe futjen e lejeve për COVID për disa vende, të cilat do të votohen nga deputetët të martën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *