Perishiç i thotë “jo” Interit. Hakmarrje e Milanit apo nën urdhërat e Murinjos?








Ivan Perishiç ka vendosur që të largohet nga Interi. Portalet pranë klubit zikaltër në Itali kanë mësuar se futbollisti kroat ka vendosur që të mos rinovojë kontratën dhe të largohet në mbyllje të sezonit me parametër zero.

PERISIC

Edhe pse Interi ishte në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin dhe me menaxherin e tij, Perishiç nuk e sheh më veten po aq të rëndësishëm në planet e Inzagit. Ndaj pavarësisht një oferte të mirë ekonomike, ka vendosur të mos vazhdojë më në klubin zikaltër.

Ideja e tij është të kthehet në Gjermani, ku u bë një emër i njohur në futbollin europian, por ka skuadra të rëndësishme të Serisë A që e shohin me interes. Milani është në majë të listës, pasi kërkon një lojtar me tiparet e tij, një goditje e dyfishtë nëse realizohet, pasi do të ishte një hakmarrje ideale për Çalhanoglu. Megjithatë, nuk mungon interesimi i Romës së Zhoze Murinjos, e gatshme të bëjë lëvizje të rëndësishme në merkato për t’u përforcuar.

Sa u përket skuadrave angleze, emri që e ndjek prej kohësh kroatin është Everton, i cili ka si avantazh faktin se mund t’i bëjë një ofertë më të rëndësishme ekonomike.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.