Perisiç si mbrojtës i majtë, ja formacioni i mundshëm i Kroacisë kundër Shqipërisë

perisic si mbrojtes i majte ja formacioni i mundshem i kroacise kunder shqiperise
































Kroacia humbi më thellë se Shqipëria në ndeshjen e parë në grup, prandaj dhe tek skuadra e trajnerit Zllatko Daliç ka më shumë presion para duelit me kuqezinjtë.

hgfjg

Kroatët kanë humbur ndërkohë shërbimet e mesfushorit Nikola Vlashiç. Lojtari 26-vjeçar, që aktivizohet me Torinon në Serinë A, ka pësuar një dëmtim muskulor dhe mjekët kanë konfirmuar se ai nuk mund të rikuperohet shpejt. Vlashiç ka këputur një muskul dhe kjo do të thotë se e ka humbur pjesën e mbetur të Europianit.

Trajneri Daliç ka menduar të bëjë ndonjë lëvizje në formacion sa i takon sfidës me kuqezinjtë, ku Ivan Perisiç pritet të luajë nga minuta e parë në të majtë të mbrojtjes, kurse Gvardiol do të jetë në qendër të prapavijës. Në sulm, Bruno Petkoviç pritet të marrë vendin e Budimir, i cili luajti titullar kundër Spanjës.

Skema e kroatëve do të jetë 4-3-3, me Modriçin si regjisor në mesfushë.CaptureGFJPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts