Ka nisur mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike. Ashtu siç ishte paralajmëruar dje, kryedemokrati Basha dhe anëtarë të PD-së janë mbledhur në selinë blu.
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat një ditë më parë, bëhet e ditur se temë e diskutimeve do të jetë kalendari dhe masat për organizimin e partisë, pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit.
Një organizim i tillë ishte parashikuar të zhvillohej më parë, por për shkak të protestës së të shtunës (8 janar) u shty.
Njoftimi i Partisë Demokratike:
Të nderuar Kryetarë. Nesër, datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën
8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë.
Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al