Përjashtimi i Berishës/ Gazment Bardhi zbulon prapaskenat: Deputetët e PD-së janë ftuar në takime nga Ambasada Amerikane! Kam qenë prezent dhe…





Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi zbuloi sot për herë të parë se deputetë demokratë janë ftuar në takime nga Ambasada Amerikane, para se Lulzim Basha të merrte vendimin për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, pasi ish-kryeministri u shpall “non grata” nga SHBA.

Y BER

Duke folur në emisionin “Open” në “Top Channel”, Gazment Bardhi tha se bëhej fjalë për takime informuese lidhur me çështjen, ku ka qenë i pranishëm edhe ai vetë.

Bardhi mohoi t’i jenë vënë përballë fakte në lidhje me vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit.

PJESË NGA INTERVISTA

Pyetje: Është e vërtetë që në Ambasadën Amerikane janë thirrur njerëz nga PD para se Basha të merrte vendimin? Janë rreth 10 persona?

Bardhi: Po është e vërtetë. Disa deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së kanë pasur në dijeninë time kontakt nga ambasada e SHBA-ve. Një proces informimi mbi çështjen. Janë informuar një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të PD.

Pyetje: Ju vetë keni qenë në këto takime?

Bardhi: Po edhe unë kam pasur takim. Kam qenë më i informuar për shkak të pjesëmarrjes në disa takime ku kanë qenë prezentë edhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së.

Pyetje: A ju janë vënë përballë fakte?

Bardhi: Jo. Mua jo. Nuk ka qenë ky qëllimi.

Pyejte: Përse shërbente ky lloj informimi?

Bardhi: Kjo është një çështje për të cilën duhet të pyesni Ambasadën e SHBA-ve. Ajo që mund të konfirmoj është që po, disa nga kolegët e Grupit Parlamentar të PD kanë pasur kontakte me përfaqësues të SHBA-ve në Shqipëri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *