Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD, reagon ambasada e SHBA: Vendimi i vështirë i Lulzim Bashës meriton respekt. Partia Demokratike tregoi se ka kurajën për…





“Vendim të vështirë, por që meriton respekt”. Kështu e konsideron Ambasada Amerikane përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, vendim i cili u bë publik dje nga kreu i PD Lulzim Basha.

berisha-basha-kim

Në një reagim, Ambasada e SHBA shprehet se me këtë vendim Partia Demokratike tregoi se ka kurajën për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.

Ambasada vlerëson marrëdhëniet e Amerikës me PD dhe thotë se pret me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.

PERJASHTIMI I BERISHES

Diten e djeshme, 9 shtator, nje dite para nisjes se Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vendosi të përjashtojë themeluesin e PD-së, Sali Berisha, nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Basha dhe se ky vendim do të qendrojë derisa të zgjedhet çeshtje e non gratës me Sali Berishën. Ai u shpreh se ky vendim u mor edhe per të shmangur çdo keqkuptim.

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështjeje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

 Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike dhe do t’i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8-vjeçar i Edi Ramës. Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik”, tha Basha në deklaratën e tij.

REAGIMI I BERISHES

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar, duke thënë se askush nuk e pengon të jetë në Kuvend ditën e sotme.

Vendimi i Bashës, u shpreh Berisha ka cenuar sovranitetin e PD-së dhe se nuk respekton parimet elementare të një partie”.

“Vendimi është jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji. Një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare, nuk mund ta marrë. E kuptoj presionin por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë duhet të konsideronte dorëheqjen e tij sesa sovranitetin e PD. Bëri ata që nuk bëri Celibashi. Asgjësoi PD-në si parti sovrane. Jam i sigurt se e kanë kërcënuar me sanksione.

Por, nuk më intereson fare. Nuk i është bërë goditje Sali Berishës, por partisë politike. Unë kuptoj presionin e madh që Rama ka bërë ndaj zotit Basha. Por, njeriu ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë që të asgjësojë forcën politike.

Përpara një vendimi të tillë Basha duhet të mblidhte Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin dhe të vendoste një nen në të cilin të sanksionohej përjashtimi i personave që shpallen ‘non grata’ nga SHBA-ja, apo ndonjë vend tjetër. Ky nen nuk ekziston. Ai shpalli një vendim që është nul. Sepse është i tiji dhe i asnjë forumi të PD-së”, tha Berisha nje dite me pare ne disa interviste ne televizione.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *