“Përjashtimi i Berishës? Nuk është servilizëm ndaj SHBA”- Gjekmarkaj: Situatë traumatike për PD-në, ish-kryetari është i lënduar për momentin, por…





Agron-GJemarkaj-Sali-BerishaDeputeti i PD-së, njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka folur për përjashtimin e Sali Berishës, për të cilin tha se PD e ka certifikuar vendimin për largimin e tij, por nuk e ka marrë kjo forcë politike.

I ftuar në Euronews, Gjekmarkaj tha se kjo forcë politike ndodhet në një fazë historike dhe se nuk është servilizëm sipas tij thuash se PD po bashkon vendimet me SHBA-të.

“Shiko, kjo është një situatë traumatike për Partinë Demokratike si lëndim për momentin, është edhe e dhimbshme sepse zoti Sali Berisha është personaliteti themelor i Partisë Demokratike, është vet historia e Partisë Demokratike.

Ka qenë president i dal nga kjo parti, kryeministër, ka patur shumë arritje dhe shumë suksese duke drejtuar këtë parti, jo thjesht ai si individ dhe si personalitet, por vendi nën udhëheqjen e tij. Por tashmë ne jemi në një fazë historike tjetër, jemi përballë një vendimi që Partia Demokratike e ka certifikuar, por që nuk e ka marrë ajo.

Është një vendim që e kanë marrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk është servilizëm, nuk është ulje e shtyllës kurrizore fakti që ne, le të themi, bashkojmë vendimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ju e dini po aq sa unë që janë aleati kryesor i kombit shqiptar në ekzistencën e vet, e ka ndihmuar atë që të bëhet shtet, e kanë integruar në NATO, i kanë dhënë pavarësinë e Kosovës, madje dhe sot jemi të ndershëm me opinionin publik, nuk janë për konfliktin le të themi që ka marrë disa nuanca ditët e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk janë forca vetëm në kyç që po mbrojnë Kosoven, Jarin dhe Bernjak, por janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me prezencën e tyre që nuk lejojnë një agresion të ri mbi Kosovën. Dua ta them këtë që, kombi shqiptar e ka jetike, e ka strategjike, ku nuk përjashtohet as Partia Demokratike nga kjo për të patur marrëdhënie ekskluzive dhe në sintoni me Shtetet e Bashkuara të Amerikës” thekson GJekmarkaj.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *