Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi, reagon Dhurata Çupi: Vendimi në kundërshtim me qëndrimin e faktorëve ndërkombëtarëve

perjashtimi i deputeteve te opozites nga kuvendi reagon dhurata cupi vendimi ne kundershtim me qendrimin e faktoreve nderkombetareve
perjashtimi i deputeteve te opozites nga kuvendi reagon dhurata cupi vendimi ne kundershtim me qendrimin e faktoreve nderkombetareve

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me përjashtimin e deputetëve të opozitës në lidhje me kaosin në Kuvend.

Në një reagim në rrjetet sociale, Çupi shkruan se përjashtimi i deputetëve shkon kundër kërkesës së faktorit ndërkombëtar për dialog konstruktiv. Ndër të tjera ajo shprehet se ‘përjashtimet vetëm sa na nxisin në rrugën tonë të drejtë!’.

Kujtojmë se Sekretariati i Etikës ka vendosur që 4 deputetë të opozitës të përjashtohen për 10 ditë nga Kuvendi, pas tensioneve dhe kaosit të shkaktuar në seancën plenare të së hënës, ku u ndezën edhe flakadanë, teksa miratohej buxheti 2024.

Të përjashtuar janë deputetët; Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi dhe Flamur Hoxha.

Reagimi i deputetes Dhurata Çupi:

Përjashtimi i deputetëve të PD shkon kundër kërkesës së faktorit ndërkombëtar për dialog konstruktiv në parlament dhe përmbushjen e kërkesave kushtetuese të opozitës.

Përmes përjashtimit të deputetëve që protestojnë kundër mohimit të të drejtave kushtetuese nuk i shërben rolit mbikqyrës të Parlamentit dhe, aq më pak,  funksionimit normal të tij, siç kërkon ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Delegacioni i BE.

Për çfarë kanë ndodhur 47 përjashtime të deputetëve të opozitës që nga 5 tetori? Sepse kanẽ mbrojtur kushtetutën dhe nuk i janë nënshtruar qeverisë! Çfarẽ kẽrkojmẽ ne? Asnjë favor! Asgjë të paligjshme! Vetẽm tẽ drejtat tona kushtetuese për t’i shërbyer interesit publik:

  1. Ngritjen e komisioneve hetimore për kontrollin e qeverisë nga opozita.
  2. Heqjen dorë nga përpjekjet për emërimin e opozitës nga maxhoranca.

Vendi dhe shoqëria nuk mund të ketë asnjë të mirë,  kur shkelen të drejtat e opozitës dhe akoma më keq, kur opozita hesht. Ne kemi vendosur të mos heshtim, por të veprojmë. Përjashtimet vetëm sa na nxisin në rrugën tonë të drejtë!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts