Përkeqësohet shëndeti i Navalny

23:06 02/04/2021

Kritiku i Putin ka hyrë në grevë urie për shkak të trajtimit jo të mirë nga autoritetet e burgut

Kritiku i presidentit rus Vladimir Putin, Aleksei Navalny, sipas mediave ndërkombëtare nuk gëzon shëndet të mirë.

“THe Washington Post” raporton se ai ka patur dhimbje të forta shpine, por edhe të të dyja këmbëve, ndërsa autoritetet e burgut nuk janë duke bërë asgjë për të zgjidhur problemin.

Politikani  është në burg, duke vuajtur një dënim prej dy vjet e gjysmë për shkelje të lirimit me kusht ndërsa u rikuperua nga helmimi me agjentë rus.

Alexei gjithashtu protestoi për kontrollet që i bën orë pas ore një roje natën, duke thënë se ato përbëjnë tortura për privimin e gjumit, por autoritetet e burgut e mohojnë një gjë të tillë. 

Prej pak ditësh Navalny ka hyrë në grevë urie. Ndërkohë, aleatët e Navalny po planifikojnë demonstrata të reja për të kërkuar lirimin e tij. Dhjetëra njerëz janë ende në burg pasi u arrestuan në lidhje me demonstratat pro-Navalny që u zhvilluan në janar dhe shkurt. 

Navalny aktualisht ndodhet në Koloninë Korrektuese Nr. 2, që njihet si një prej burgjeve më të ashpra në Rusi. Disiplina në Koloninë Penale Nr. 2 zbatohet nga të burgosurit e quajtur “aktivistë” të cilët bashkëpunojnë me autoritetet e burgut dhe raportojnë shkelje, shpesh në këmbim të privilegjeve ose uljes së dënimeve.

Në fillim të kësaj jave Merkel dhe kreu i Elizesë Emmanuel Macron i bënë thirrje Vladimir Putin që të respektojë të drejat e liderit të opozitës dhe të dërgojnë ekipe për t’u kujdesur për shëndetin e tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *