Përkeqësohet situata me zjarret në Kosovë, digjet një shtëpi në Suharekë, kryetari i komunës: Pritet ndërhyrja e KFOR

Është përkeqësuar situata me zjarret në disa rajone të Kosovës. Komuna e Suharekës vazhdon të jetë ndër më të goditurat nga zjarret prej tri ditëve.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se në fshatin Krushicë kanë dalë mbi 100 vullnetarë për të shpëtuar shtëpitë nga zjarret.

“Malin në këtë pjesë nuk mund të shpëtojmë. Por përpiqemi t’i shpëtojmë shtëpitë”, deklaron Muharremaj për RTV Dukagjinin.

Muharremaj thotë se aktualisht në Suharekë janë tetë vatra të zjarreve.

“Kemi tetë vatra të zjarreve. Diku më shumë e diku më pak. Mirëpo për fat të keq kemi edhe ndezjen shtëpisë së parë në fshatin Vraniq. Situata ishte e pamenaxhueshme me qytetarët dhe zjarrfikësit pasi kemi shumë pak zjarrfikës”, thekson ai.

Më tej, kryetari i komunës shprehet se edhe në fshatin Studeniqan zjarri është afruar shumë te shtëpitë, por bashkë me qytetarët situata është menaxhuar disi.

I pari i Suharekës thotë se në këtë komunë i kanë vetëm 12 zjarrfikës.

Muharremaj thotë se sonte presin ndërhyrjen e helikopterëve të KFOR-it pasi sipas tij është vështirë të ndërhyhet me mjete tjera rrethanore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *