Përkthyesi që ndihmoi Biden largohet nga Afganistani

09:01 12/10/2021

Një përkthyes afgan, i cili ka ndihmuar senatorin e atëhershëm amerikan, Joe Biden, të dalë nga një stuhi bore në Afganistan, ka arritur të largohet nga ky vend, së bashku me familjen e tij.

Në vitin 2008, stuhia e borës ka detyruar helikopterin ushtarak që transportonte Bidenin – tani president i SHBA-së – dhe ligjvënës të tjerë amerikanë, të uleshin në një luginë, ku ishin në rrezik nga sulmet.

Aman Khalili ka qenë në mesin e punonjësve afganë të Qeverisë amerikane që e kanë çuar grupin në një rajon të sigurt.

Qysh në muajin gusht, kur talibanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit, Khalili ka kërkuar ndihmë për t’u larguar.

Ai tani u është bashkuar mijëra afganëve që kanë ikur nga vendi i tyre, për të mos jetuar nën regjimin taliban.

Një përfaqësues i Departamentit amerikan të Shtetit konfirmoi për BBC-në se Khalili dhe familja e tij “janë larguar në mënyrë të sigurt nga Afganistani”, me “angazhimin dhe mbështetjen e SHBA-së”./Zëri i Amerikës

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *