Përleshja mes ushtarëve turq me militantët kurdë në Irak, vriten 12 ushtarë

perleshja mes ushtareve turq me militantet kurde ne irak vriten 12 ushtare

Dymbëdhjetë ushtarë turq janë vrarë gjatë dy ditëve të fundit në përleshjet me militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior, njoftoi të shtunën ministria e mbrojtjes.

Ushtria turke ndërmori sulme ajrore ndaj objektivave të PKK-së, duke “neutralizuar” të paktën 13 militantë të shtunën gjatë luftimeve të vazhdueshme, njoftoi ministria në platformën sociale X.

Turqia zakonisht përdor termin “neutralizim” për të nënkuptuar të vrarët. Ministria tha gjithashtu se shtatë militantë ishin vrarë të premten.

PKK-ja, e cilësuar si grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, filloi një kryengritje të armatosur kundër shtetit turk në vitin 1984. Turqia vazhdimisht ndërmerr sulme ajrore në Irakun fqinj si pjesë e ofensivës së saj kundër militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) me bazë atje./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts