Përleshja në Kuvendin e Kosovës, reagon ashpër ambasadori gjerman: E papranueshme, mbështesim plotësisht krijimin e Speciales

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas përplasjeve që ndodhën sot në Kuvend mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.

Përmes një seri shkrmesh në Twitter i ka dalë në mbrojtje ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Rohde, i ka konsideruar të papranueshme sulmet ndaj Gërvalles.

“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papranueshme për një Parlament. Unë gjithashtu i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër ministres Gërvalla”, tha Rohde.

Tutje theksoi se Gjermania dhe BE, kanë mbeshtetur plotësisht krijimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij luftimi i mosndëshkueshmërisë dhe hetimi i krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit është pjesë e angazhimit të institucioneve në Kosovë për sundimin e ligjit.

“Shfrytëzoj këtë rast për të nënvizuar përsëri se Gjermania, si të gjitha vendet anëtare të BE-së, mbështet plotësisht vendimin e Parlamentit të Kosovës, të miratuar me shumicë prej 2/3, për krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Luftimi i mosndëshkueshmërisë dhe hetimi i krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit është pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit. Gjermania është e bindur se lufta e pandëshkueshmërisë përmes gjykatave penale kombëtare dhe ndërkombëtare është pjesë e një politike të përgjegjshme ligjore dhe të jashtme”, deklaroi ai.

Më tej u shpreh se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në një shoqëri pa drejtësi.

“Ne ua kemi borxh gjithashtu familjeve të viktimave. Është e rëndësishme të mbështetet puna e rëndësishme e KSK-së e cila është e parashikuar në ligjin e Kosovës”, shkroi Rohde.

Përplasja e sotme në Kuvend erdhi pas deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, lidhur me Gjykatën Speciale.

Qwqdq
Qwqdq

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *