Përleshje masive në Gjakovë, përdoren dhe armët e zjarrit, katër të plagosur dhe pesë të arrestuar

Një përleshje fizike ku janë përdorur edhe armët e zjarrit ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjakovë.

Si pasojë, katër të dyshuar kanë marrë lëndime trupore, njëri prej të cilëve nga arma e zjarrit.

“Gjakovë 11.07.2021 – 21:40. Raportohet se shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur fizikisht në mes vete, ku janë përdorë edhe armë zjarri. Si pasoj, katër të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore, tre prej tyre nga përleshja fizike, ndërsa një nga arma e zjarrit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, “të lënduarit janë dërguar ne Spitalin e Gjakovës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja, ndërsa gjatë kontrollit në veturën e njërit të dyshuar është gjetur arma Zoraki me një karikator të zbrazët”.

Po ashtu, pesë të dyshuar janë arrestuar, dy prej tyre dërgohen në mbajtje, ndërsa tre janë ne Spitalin e Gjakovës nën mbikëqyrje të policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *