Përleshje me armë në aeroportin e Kabulit, vritet një roje afgan, plagosen tre të tjerë, të përfshira dhe forca amerikane e gjermane

Aeroporti i Kabulit vijon kaosin teksa së fundmi ka pasur një përleshje me armë zjarri. Mediat e huaja raportojnë se në përplasje janë përfshirë forcat e sigurisë në hyrje të aeroportit me persona të armatosur të cilët nuk janë identifikuar ende.

Një roje afgan është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur teksa mësohet se kanë ndërhyrë edhe forcat amerikane e gjermane.

Deri të dielën aeroporti i Kabulit kishte shënuar 20 viktima teksa mijëra të tjerë presin të largohen me avion larg nga Afganistani.

Procesi i evakuimit vijon teksa situata prodhon trazira ditë pas dite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *