Përleshje mes ushtrisë kongoleze dhe rebelëve, 21 të vdekur

Së paku 21 civilë kanë humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit midis ushtrisë dhe rebelëve në provincën Ituri në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), njoftuan mediat lokale.

Përplasja në fshatin Lipri midis Forcave të Armatosura të Republikës Demokratike të Kongos (FARDC) dhe Kooperativës për Zhvillimin e Kongos (CODECO) zgjati dy ditë, sipas raportimeve.

Forcat e sigurisë po mbajnë kontrollin në zonë.

Një rrethim ushtarak u shpall nga presidenti Felix Tshisekedi më 7 maj të vitit 2021 për të kontrolluar sigurinë në provincat Kivu Verior dhe Ituri, ku dhuna është në rritje.

Të paktën 6.000 civilë vlerësohet të jenë vrarë që nga viti 2014 në sulmet e rebelëve që veprojnë në lindje të vendit.

Lindja e këtij vendi, ku ndodhet kufiri me Ruandën, Ugandën dhe Burundin, ka qenë skenë e sulmeve dhe përplasjeve nga grupet e armatosura që përpiqen të marrin kontrollin e minierave të arit dhe kobaltit për 20 vjet.​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *