Përleshje në periferi të Kievit, sulmohen me raketa banesat, raportohet për viktima e dëme të mëdha (Video)

Pushtuesit rusë po i afrohen kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, teksa raportohet për përleshje në periferi.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihen dëmet e mëdha të shkaktuara nga raketat ruse, ku janë sulmuar disa banesa në qytetin Irpin, në perëndim të Kievit.

Autoritetet lokale raportojnë se nga sulmi me raketë në banesa ka viktima, por nuk dihet ende sa është numri. Pamjet tregojnë avionët luftarakë që fluturojnë mbi ndërtesa, të ndjekura nga një shpërthim i fortë në tokë, ku më pas gjithçka është e shkatërruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.