Përleshje të dhunshme para parlamentit tunizian

22:40 14/11/2021

Opozita pretendon se po instalohet diktatura

Qindra policë tunizianë bllokuan zonën rreth parlamentit, por ishte e vështirë që turma të mbahej nën kontroll. Mijëra protestues kërkuan që Saied të lejonte rikthimin në punë të parlamentit dhe qeverisjen normale demokratike të vendit.

Me këto protesta opozita tuniziane është bërë gjithnjë e më e zëshme në një kohë që vendi përballet me një krizë të afërt në financat publike. Kjo krizë do të përbëjë një provë të re se si Saied dhe qeveria e re që ai ka emëruar do të trajtojnë kërcënimet ndaj autoritetit të tyre. Protestuesit rrëzuan barrierat që ishin vënë në rrugët që të çojnë në ndërtesën e parlamentit në pallatin Bardo të kryeqytetit Tunis.

Saied mori pothuajse të gjitha pushtetet në korrik, duke pezulluar parlamentin dhe duke shkarkuar qeverinë në një lëvizje që kritikët e tij e quajtën grusht shteti, përpara se të vendoste një kryeministër të ri dhe të shpallte se ai mund të qeverisë me dekret. Presidenti tha se veprimet e tij ishin të nevojshme për t’i dhënë fund paralizës qeveritare pas viteve të grindjeve politike dhe stagnimit ekonomik, dhe ka premtuar të mbështesë të drejtat dhe liritë e fituara në revolucionin e vitit 2011 që solli demokracinë.

Disa politikanë të njohur janë arrestuar dhe qindra janë përballur me ndalimin e udhëtimit, ndërsa një ish-president që jeton jashtë Tunizisë, Moncef Marzouki, përballet me ndjekjen penale për sulmet e tij verbale ndaj Saied. Protesta e së dielës pasoi përleshjet e javës së kaluar midis policisë dhe protestuesve në qytetin jugor të Agareb, ku u vra një person.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.