Përleshjet në Elbasan/ Açka fton ministren Kushi: Të pimë një kafe, për të treguar se zgjedhjet do të jenë të qeta. Alarmante që zyrat e opozitës kërcënohen!

Përplasja e simpatizantëve të Partisë Demokratike me ato të Partisë Socialiste, ditën e djeshme, në Elbasan krijoi tension.

pjimage (13)

Mbrëmjen e sotme, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Flutura Açka e ftoi kandidaten e PS-së, Evis Kushi që të konsumojnë një kafe sëbashku në shenjë solidariteti, për të treguar se zgjedhjet e 25 prillit në Elbasan do të jenë të qeta dhe pa trazira.

Në një lidhje skype në emisionin “Real Story”, në News 24, Açka e cilësoi alarmante kërcënimin që i është bërë zyrave të opozitës në qytetin e Elbasanit, nga personat që pretendohen se janë pjesë e Partisë Socialiste dhe janë shfaqur në videot e publikuara nga mediat, gjatë përplasjes mes simpatizantëve të dy partive.

“Në fakt ishte një ngjarje e trishtë, nuk nderon asnjërën palë. Qytetaret elbasanas presin që ta bëjmë më mirë, Elbasani që ju përmendët, vatër e edukimit dhe një nga qendrat më të rëndësishme të kulturave shqiptare përmendet për banda. Më vjen mirë që zonja ministre bëri një lloj distancimi, shpresoj që të jetë i sinqertë dhe jo mediatik. E ftoj të pimë një kafe me të, për të treguar se zgjedhjet në Elbasan do të jetë normale. Të rinjtë nuk duhet të jenë mish për top për një vend për ne në parlament. Unë isha prezente.

Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Jam dëshmitare e asaj që ka ndodhur. Grumbulli i qytetarëve, nuk mendoj se ishin përgatitur për provokim. Nuk ka arsye opozita të provokojë. Duam apo nuk duam ne, pushteti i sotëm pas tetë vitesh është i lodhur. T’i gjuash një kafshe të plagosur, e egërson më shumë atë. Rama ik, në çdo cep e sheh të shkruar. Më vjen keq për një gjë që ishte përtej një incidenti.

Ky duhet të jetë një alarm edhe për median, për të bërë një analizë të thellë. Nuk është një çështje e brendshme, tani që po flas disa nga zyrat e opozitës janë kërcënuar nga ata personat që ishin në ato video. I është thënë ikni ose do iu vendosim flakët. A është e hijshme kjo?” u shpreh Açka.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *