“Përmbahuni, nuk është koha për t’u kthyer”, Klitschko apel ukrainasve të larguar nga Kievi: Sulmet vazhdojnë ende, qëndroni në vende të sigurta

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko i është drejtuar me një mesazh ukrainasve që janë larguar nga qyteti javët e fundit.

Ai bën thirrje që të mos kthehen pasi nuk është koha e duhur për të ndërmarre një vendim të tillë, ndërsa forsat ruse nuk i ndalin sulmet.

Ndërkohë disa banorë janë kthyer në banesat e tyre ditët e fundit, por kryetari i bashkisë së Kievit tha se ata janë të rrezikuar pasi në lagjen Darnytskyi ka pasur sulme me mortaja gjatë natës.

Klitschko, ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda, tha se banorët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj sulmeve të mëtejshme dhe gjithashtu rrezikut të minave tokësore në pjesët veriore të qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com