Përmbyset anija në ishullin grek, 16 emigrantë të vdekur

08:53 25/12/2021

Të paktën 16 emigrantë kanë vdekur pasi një anije është përmbysur pranë një ishulli grek në detin Egje, citohet të ketë bërë të ditur roja bregdetare.

Ekipet e kërkim shpëtimit arritën të shpëtojnë 90 emigrantë të tjerë, mes të cilëve 52 burra, 11 gra dhe 27 fëmijë, nga ishulli Prasonisi, rreth 7.5 kilometra në veriperëndim të Antikythira.

Ky është rasti i dytë që anije përmbyset në detin Egje vetëm brenda kësaj jave. Dy ishujt grekë Antikythera dhe Folegandros nuk janë në rrugën tipike për emigrantët, dhe zyrtarët thanë se varkat, të cilat u nisën nga Turqia, kishte të ngjarë të kishin synuar Italinë.

UNHCR vlerëson se më shumë se 2,500 njerëz vdiqën ose u zhdukën në det në përpjekje për të arritur në Evropë këtë vit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.