“Përmbysja e madhe fillon në Vlorë”- Petrit Vasili: Nuk ka pranuar kurrë tradhtarë në historinë e saj



petrit vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili bëri një deklaratë të fortë sot nga Vlora, ku kryeministri Edi Rama është aktualisht deputet por edhe kandidon për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Vasilit, “në këtë moment përmbysja e madhe fillon në Vlorë dhe është e domosdoshme të fillojë këtu për një arsye shumë të thjeshtë. Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të madhe për të dalë nga bataku i mafiozëve”.

I pyetur mbi largimet nga LSI-ja në PS, Vasili tha i bindur që “Vlora tashmë e ka marrë vendimin, ka marrë një vendim pa kthim. Dhe ky vendim pa kthim ka vetëm një emër: listën e jashtëzakonshme të LSI-së. Nuk ka mundësi që Vlora e lirisë dhe dinjitetit të votojë listën e Astirit, të Afrim Qendros, që do zaptonte Vlorën”.

Pyetje: Pse kaq shumë interes për Vlorën?

Vlora e meriton interesin sepse Vlora është Vlorë. Dhe në çdo moment të historisë e ka drejtuar vendin në atë drejtim ku ka qenë më e mira për të dhe asnjëherë në drejtimin e gabuar.

Në këtë moment përmbysja e madhe fillon në Vlorë dhe është e domosdoshme të fillojë këtu për një arsye shumë të thjeshtë. Shqipëria ka nevojë për një përmbysje të madhe për të dalë nga bataku i mafiozëve i këtyre që kanë shkarkuar dhe në Vlorë siç e shikoni,këtyre mbeturinave që nuk kanë ku të venë. Nuk mund të jetë fati i shqiptarëve peng i duarve të hajdutëve, tradhtarëve të kombit,të provuar si tradhtarë, pra tradhtarë dhe gënjeshtarë Vlora nuk ka pranuar kurrë në historinë e saj.

Pyetje: Është bërë një tjetër takim, me rrjedhje të LSI-së në qytetin e Vlorës. Cili është mendimi juaj?

Situata e LSI-së në Vlorë është absolutisht e shkëlqyer. Jam pjesë e mbështetjes absolute për Vlorën, jo thjesht dhe vetëm si drejtues i LSI-së, por si vlonjat dhe rrënjët e mia janë shumë të forta familjare, nga nëna dhe nga babai im i ndjerë. Dhe është një situatë e shkëlqyer.

Sepse Vlora tashmë e ka marrë vendimin, ka marrë një vendim pa kthim. Dhe ky vendim pa kthim ka vetëm një emër: listën e jashtëzakonshme të LSI-së. Nuk ka mundësi që Vlora e lirisë dhe dinjitetit të votojë listën e Astirit, të Afrim Qendros, që do zaptonte Vlorën.

As listën e Damian Gjiknurit, hajdutit ordiner të votave dhe koncesioneve. Kurrën e kurrës nuk ka bërë Vlora kompromis në këtë drejtim. Ju e dini më së miri që Vlora është vendi i elitarizmit politik.

Nuk është vend ku mbeturinat e politikës të shkarkohen këtu. nuk mund të shkarkohen mbeturinat e politikës të pa riciklueshme gjëkundi, të kusarëve të Astirit, të koncesioneve, të votave të Dibrës, Gjiknurët, Afrim Qendrot dhe Edi Ramat me shokë në Vlorën e shenjtërisë politike, të patriotizmit, të lirisë dhe dinjitetit. Si do të votojnë? Do të votojnë listën e Astirit apo disa nga këta kandidatë të shkëlqyer që unë kam përkrah dhe jam i nderuar që t’i kem.

Do të votojnë patjetër dhe e ka vendosur Vlora, do votojë Grisejdën, pedagogen, vajzën e shkëlqyer të Vlorës. Do votojnë pa asnjë diskutim Dikensin, një njeri patriot.Do të votojnë patjetër Anxhelën, vajzën e Gjormit dhe të Vlorës. Jam i lumtur për Lirinë që kam në krahë, kandidaten e shkëlqyer, gruan e jashtëzakonshme. Kemi pra dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri tjetrin.

Dinjitet për këta burra e gra, të rinj që janë përqark meje dhe mbeturina politike në krahun tjetër. Kështu që këtë situatë nuk e manipulon e nuk e kthen dot asgjë, humbjen më të hidhur dhe më të dhimbshme, Rilindja dhe Edi Rama do e ketë nga Vlora. Këtë ta fiksoni mirë.

Nuk ka kthim. Në çdo moment kur është kërkuar përmbysje e madhe Vlora e ka bërë sepse ka votuar në emër të lirisë dhe dinjitetit të saj dhe nuk ka votuar asnjë lloj sharlatani politik ngado që ai është shfaqur dhe ngado që ka ardhur.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *