Përmbytet anija me gra e fëmijë në Nigeri, të paktën 130 persona të zhdukur

Të paktën 130 persona janë raportuar të zhdukur në Nigeri, pasi një anije është përmbytur.

BBC shkruan se shumica e udhëtarëve ishin gra e fëmijë, të cilët po udhëtonin nga Niger, në drejtim të shtetit Kebbi. Dëshmitarët okularë kanë thënë se më shumë se 160 njerëz ishin në anije, ndërsa kanë mundur të shpëtojnë vetëm 22 persona.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se në vendngjarje ndodhen ekipe shpëtimi dhe polumbarë, të cilët po tentojnë të shpëtojnë të zhdukurit, megjithëse sipas tyre gjasat janë të pakta që të gjenden shumë të mbijetuar.

“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar por janë gjetur vetëm 22 të mbijetuar dhe një trup i pajetë”, tha Abdullahi Buhari Ëara, kreu administrativ i rrethit Ngaski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *