PĂ«rmbytet Europa, rritet bilanci i viktimave

15:20 16/07/2021

Mbi 131 të vdekur në Gjermani dhe Belgjikë

Të paktën 131 persona kanë humbur jetën në Gjermani dhe Belgjikë si pasojë e përmbytjeve që shkaktuan shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë Europën Perëndimore.

Shumica e viktimave janë në Gjermani, ku vala e motit të keq preku 2 rajonet perëndimore të Rajnland Pfalcit dhe Rinit Verior e Vestfalisë. Autoritetet kanë konfirmuar rreth 120 njerëz të vdekur, ndërsa bilanci i viktimave pritet të thellohet edhe më tej, pasi afro 1300 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur.

Të Premten në mëngjes, Walporzheim në Rhineland i ngjante një “qyteti fantazmë”, pasi shumë njerëz u larguan nga shirat ekstremë. Krahas humbjeve në jetë njerëzore, përmbytjet kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Autostrada të dala jashtë funksionit, shtëpi të shkatërruara, e makina të mbuluara nga uji. Ishte kjo pamja që të ofronin shumë pjesë të Gjermanisë këtë të premte.

Kryeministri i shtetit të Rhineland-Palatinate, Malu Dreyer tha se shkalla e dëmit në shtetin e saj ishte e pakonceptueshme. Ndërkohë që kancelarja Angela Merkel duke folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës premtoi mbështetje të plotë për familjarët e viktimave dhe dëmet materiale.

Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 11 të vdekur pas motit ekstrem, për të të cilin drejtuesit shtetëror fajësuar ndryshimin e klimës. Shirat shkaktuan probleme me përmbytje edhe në Holandë, Luksemburg e Zvicër. Në Turqi gjithashtu u raportuan për përmbytje vdekjeprurëse me pasojë të paktën 6 të vdekur deri më tani.

Tv Klan





Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *