Përmbytet i tëri qyteti i Nju Jorkut

15:17 02/09/2021

Autoritetet amerikane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

Nju-Jorku ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi u godit nga reshjet e dendura të shiut dhe përmbytjet, si pasojë e stuhisë tropikale Ida.

Bilanci i viktimave është thelluar pasi numri ka shkuar në gjashtë pas dy viktimave të konfirmuara në Alabama të cilët ishin duke riparuar rrjetin e energjisë.

Mijëra persona kanë pësuar dëmtime, pasi erërat e fuqishme u kanë shkatërruar shtëpi, prona e gjithçka që kanë pasur.

Kryebashkiaku Bill de Blasio u shpreh se qyteti po përjeton ngjarje ekstreme të motit.

Policia u bëri thirrje njerëzve të kenë kujdes e të qëndrojnë larg rrugëve.Për t’iu përgjigjur kërkesës për ndihmë të qytetarëve është angazhuar edhe Departamenti i Zjarrfikësve.

Stuhia ka goditur edhe Pensilvaninë, Delauerin, Merilendin dhe Uashingtonin. Erërat e forta kanë lënë pa energji elektrike dhjetëra mijëra njerëz, ndërsa banorëve të evakuar u është thënë të mos kthehen në shtëpitë e tyre.

Banorët vendas u janë rikthyer kujtimet e tmerrshme të uraginit Katrina në vitin 2005.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *