PĂ«rmbytet ish-blloku komunist

14:07 27/06/2021

Breshër e shi në Rusi, Hungari, Kroaci e çeki

Shira të stuhishëm dhe stuhi breshëri vijojnë të godasin Europën qendrore dhe federatën ruse. Në Rusi, në rajonet përgjatë lumit Amur, mijëra njerëzve ju është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjes.

Në Blagoveschevsk situata është e rëndë pasi uji është ngritur ne dy metra lartësi në 24 orët e fundit dhe pritet të mbetet në zonë edhe për disa ditë. Në Kroaci shiu i rrëmbyeshëm dhe breshri dëmtoi çatitë e makinat dhe po ashtu shkatërroi të mbjellat neper ara.

Furtuna në formë tornadoje ka rrëzuar pemë dhe shtylla elektrike duke lënë mijëra banorë pa energji elektrike. Në Hungari në rajonin e Liqenit Balaton, stuhia po ashtu hodhi përtokë shtyllat elektrike dhe nga qarqet e shkurtra dhe shkëndijat elektrike u shkaktuan zjarre masive nëpër pyje.

TĂ« paktĂ«n pesĂ« njerĂ«z vdiqĂ«n nĂ« RepublikĂ«n Çeke nga njĂ« tornado qĂ« goditi disa fshatra nĂ« jug tĂ« Moravia tĂ« Enjten mbrĂ«ma. Deri tani numĂ«rohen edhe 60 shtĂ«pi tĂ« dĂ«mtuara tĂ« pasigurta pĂ«r tĂ« jetuar me aty do tĂ« duhet tĂ« shkatĂ«rrohen nĂ« provincat e Breclav dhe Hodonin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *