Përmbytet një anije në SHBA, shpëtohen 6 persona, 12 të tjerë ende të zhdukur

Mediat e huaja shkruajnë se një anije e madhe mallrash është mbytur në ujërat e Louisianës në SHBA.

BBC raporton se në bordin e anijes ndodheshin 18 persona, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit deri më tani kanë arritur të shpëtojnë 6 prej tyre.

Përmes një deklarate, Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara tha se rreth orës 16 e 30 sipas kohës lokale ka pranuar njoftim emergjent përmes radios, duke u njoftuar se një anije ndodhet në gjendje të vështirë rreth tetë milje nga bregdeti.

Dy anije të Rojës Bregdetare shpëtuan nga një person, ndërsa ekuipazhi i një anije civile nxori nga uji edhe katër të tjerë.

Në operacionin e kërkimit për t’i gjetur personat e zhdukur tani e tutje po marrin pjesë katër anije të Rojës Bregdetare, katër anije civile dhe një aeroplan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *