Përmbytet varka me emigrantë në SHBA, katër të vdekur e dhjetëra të lënduar

Një varkë e cila po dërgonte emigrant të paligjshëm drejt Shteteve të Bashkuara, është përmbytur mëngjesin e së dielës, pranë brigjeve të San Diegos, duke shkaktuar 4 të vdekur dhe 27 ë lënduar.

Edhe pse të rralla, episode e trafikimit të njerëzve përmes detit në SHBA nuk është një fenomen i ri.

Autoritetet lokale dhe federale mendojnë se përpjekjet për hyrje ilegale në tokën amerikane nga deti do të bëhen më të shpeshta. Personi që drejtonte varkën tashmë është në duart e policisë, teksa hetimi vazhdon.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi autoritetet amerikane njoftuan se do të shtonin patrullimet, për të ndihmuar në frenimin e trafikimit të klandestinëve nga deti.

Ato pohuan se do të përpiqeshin të angazhonin më shumë forca për këtë qëllim, në mënyrë që t’i dërgonin trafikantëve një mesazh të qartë. Në varkën e fundosur së fundi, mendohet të ketë pasur mbi 30 vetë. Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, ata e gjetën mjetin thuajse të bërë copash.

Në fundin e presidencës Trump, i cili u tregua i ashpër me emigracionin e paligjshëm, ky i fundit nisi të bjerë.

Por pasi administrate e re Biden zbuti disa masa drastike kufitare të republikanit, kalimet e paligjshme të kufirit në SHBA janë rritur sërish

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *