Përmbytja e autobusit në Kinë pas vërshimeve, të paktën 28 të vdekur, 7 pasagjerë të plagosur

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në Kinë pas përmbytjes së një autobusi në një lumë. Ngjarja ndodhi në provincën Shanxi ditën e hënë, pasi reshjet e dendura shkaktuan vërshime në dy provinca afër kryeqytetit Pekin.

Transmetuesi shtetëror, ÇTV, tha se 37 persona janë shpëtuar nga autobusi dhe 7 prej tyre janë dërguar për mjekim të specializuar në spital. Ndërkohë, që një preson rezulton ende i zhdukur, ndërsa shoferi i autobusit është arrestuar. Aksidenti ndodhi të hënën, pasi Sipas mediave kineze, thuhet se shoferi i autobusit i kishte injoruar paralajmërimet që të mos përpiqet për ta kaluar urën që ishte pothuajse e mbuluar nga uji.

Në provincën Shanxi, 15 persona kanë vdekur nga vërshimet që kanë shkaktuar humbje të drejtpërdrejtë ekonomike prej më shumë se 770 milionë dollarësh, raportoi televizioni shtetëror. Më shumë se 120.00persona janë evakuuar në këtë provincë, pasi mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe 190.000 hektarë me të mbjella janë dëmtuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *