Përmbytje dhe në Rusi, 650 shtëpi “nën pushtetin e ujit”, disa ura të shembura (VIDEO)

Rusia është prekur nga reshje të dendura ditët e fundit. Rajoni më i prekur, është ai i Zabaykalsky, ku nga ujërat e rrëmbyeshëm është shembur një urë hekurudhore.

“Më 23 korrik 2021 në orën 09:00 të mëngjesit, u mor informacion nga një oficer detyre i Hekurudhave Ruse se një urë hekurudhore u shemb pas reshjeve të mëdha në vijën e rrjedhës Kuenga-Ukurey të Rrjetit Hekurudhor Trans-Siberian”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga autoritetet.

Më tej, zyrtarët thonë se fatmirësisht deri më tani s’ka të lënduar apo viktima. 650 shtëpi janë përmbytur ndërsa 5 ura automobilistike janë shembur. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *