Përmbytje katastrofike godasin Siçilinë

13:09 25/10/2021

Moti i keq le pa energji gati 400 mijë njerëz në SHBA

Pamjet e këtyre përmbytjeve katastrofike vijnë nga Siçilia, atje ku një stuhi me reshje të dendura shiu goditën Katanian dhe qytezat përreth. Një çift të moshuarish rezultojnë të zhdukur, pasi automjeti i tyre u gjend mes rrjedhës së dendur të ujërave që i shndërruan rrugët në lumenj, duke marrë me vete dhjetëra automjete.

Autoritetet jo vetëm në Siçili, por edhe në Kalabri, ku po ashtu ka pasur probleme nga reshjet e dendura, vendosën që këtë të Hënë të mbyllin shkollat dhe disa aktivitete publike, deri në qetësimin e motit.

Katastrofike, situata edhe në anën tjetër të globit, në brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Erërat e forta shkaktuan përmbytje e shkulën me rrënjë pemët në San Francisko. Të paktën 370 mijë njerëz janë pa energji elektrike nga e Diela, prej shkëputjes së linjave të transmetimit nga Kalifornia në shtetin federal të Uashingtonit në veri-perëndim.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *