Përmbytje katastrofike në brigjet lindore

19:31 02/09/2021

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të konsiderueshme

Moti i keq ka krijuar një situatë katastrofike edhe në brigjet veri-lindore të Spanjës.

Reshjet e dendura goditën rëndë qytezën e Alkanarit, në rajonin e Katalonjës.

Përmbytje pati në zonat bregdetare, ku ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve morën me vete edhe automjete.

Ekipet e emergjencës u erdhën në ndihmë dhjetëra drejtuesve të automjeteve, ndërsa evakuuan me qindra banorë nga zonat e rrezikuara.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *