
08:56 15/07/2023
Rajonet lindore të Koresë së Jugut po përballen këto ditë me një valë katastrofike reshjesh të dendura shiu dhe përmbytjesh.
Kjo valë i ka marrë jetën deri më tani 22 personave, por numri i viktimave pritet të rritet, pasi deri në këto momente autoritetet përllogarisin 14 të zhdukur dhe mijëra të evakuuar.
Në rajonin Gjeongsang, reshjet e dendura shaktuan edhe rëshqitje masive dherash, ndërsa ujërat kapërcyen nivelin e dikës së Goesanit, që nisi të derdhet, duke përmbytur fshatërat përreth.
Administrata për Meteorologjinë parashikon shtimin e intensitetit të reshjeve gjatë ditëve në vijim, me të njejtën situatë katastrofike deri të mërkurën.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al