Përmbytje katastrofike në Spanjë dhe Itali

18:05 07/07/2023

Ujërat vërshojnë rrugëve, shkaktojnë rëshqitje toke

Përmbytje katastrofike mbuluan Zaragozën në veri të Spanjës. Dalja nga shtrati e lumenjve, si pasojë e reshjeve të dendura bëri që ujërat të vërshojnë rrugëve të qytetit dhe të marrin me vete edhe automjete.

Të gjendur në mes të rrjedhës së tërbuar, qytetarët u kapën pas shkurreve e pemëve dhe u ngjitën mbi mjetet e tyre për të shpëtuar.

Moti i keq shkaktoi dëme të mëdha edhe në veri të Italisë, veçanërisht në zonat e banuara përreth liqenit të Komos. Këto janë pasojat në zonat pranë Lekos. Rëshqitjet e tokës mbuluan rrugë e automjete edhe në Dongo qytezën tjetër buzë liqenit.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts