Përmbytje masive në Gjermani

10:44 15/07/2021

Shtrëngata të mëdha shiu kanë shkaktuar përmbytje masive në pjesën perëndimore të Gjermanisë. 4 persona kanë humbur jetën ndërsa 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur në jug të Bonit, pasi lumi Ahr doli nga shtrati.

Në Hagen, zjarrfikësve u duhej të shpëtonin disa shoferë automjetet e të cilëve ishin bllokuar në një rrugë tuneli të përmbytur. Rreth 25 shtëpi të tjera rrezikojnë të shemben në zonën Eiffel për shkak te situatës.

Dy zjarrfikës u mbytën dhe ushtria është vënë në gatishmëri për të ndihmuar banorët e bllokuar, pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje më katastrofike. Shërbimet meteorologjike, kanë paralajmëruar se për shkak të shirave në vend, qytetarët të cilët jetojnë pranë lumenjve duhet të largohen menjëherë.  

Sipas tyre kjo është një situatë krejtësisht e pazakontë, që vetëm në dimër mund të ndodhi dhe jo me këto përmasa.

Në vendet e prekura është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa situata mbetet ende serioze dhe kritike. Transporti hekurudhor dhe rrugor  është ndërprerë në disa rajone të populluara të vendit.

Moti i keq pritet që të godasë edhe Holandën dhe Belgjikën. Autoritetet në provincën jugore holandeze të Limburg kanë paralajmëruar se reshjet e mëdha të shiut do t’i kthejnë përrenjtë në të rrezikshëm dhe i kërkuan banorëve të qëndrojë larg tyre. Zvicra gjithashtu ka paralajmëruar qytetarët se disa lumenj mund të dalin nga shtrati dhe në rast rreziku duhet të pranojnë evakuimin.

Klan News








Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *