Përmbytje masive në Indi, shënohen 24 viktima

08:50 18/10/2021

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Indinë jugore pasi shirat e dendur shkaktuan daljen e lumenjve, duke përmbytur disa qytete dhe fshatra.

BBC bën me dije se mes viktimave janë 5 fëmijë, por shifrat e viktimave mund të rriten pasi shumë qytetarë janë shpallur të zhdukur.

Pamjet e publikuara nga zonat e përmbytura tregojnë se shirat kanë qenë shumë të rrëmbyeshëm dhe dëmet e shkaktuara janë të shumta.

Kottayam dhe Idukki janë dy nga qytetet më të prekura, ku ka pasur shumë rrëshqitje të tokës dhe shumë shtëpi tashmë anë nën ujë.

Për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish, autoritetet kanë nisur operacione e shpëtimit, ku helikopterët ushtarakë po përdoren për të shpëtuar dhe furnizuar me ujë qytetarët e bllokuar.

Mijëra të tjerë janë evakuuar dhe janë ngritur më shumë se 100 kampe ndihme./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *