
09:05 21/07/2021
Kina është përfshirë nga një mot i pazakontë. Reshjet rekord kanë shkaktuar 12 viktima dhe me shumë se 100 mijë qytetarë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Zona më e prekur është provinca Henan, por dhe Zhengzhou, ku dhe janë regjistruar viktimat.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se situata e përmbytjeve është shumë e rëndë dhe shumë zona janë në një fazë kritike.
Ai bëri me dije se përmbytjet kanë rezultuar katastrofike, pasi ka shumë humbje jete dhe janë shkatërruar mijëra prona. Më tej u ka bërë thirrje të gjitha strukturave shtetërore që të marrin masa për sigurinë e qytetarëve të tjerë.
Situata më e rëndë është në provincën Henan, aty ku banojnë 94 milionë qytetarë. Në pamjet e publikuara nga mediat vendase shihet se uji ka veshtuar në banesat e tyre dhe shumë zona janë të përmbytura.
Përveç viktimave që janë gjetur, autoritetet njoftojnë për disa persona të tjerë të zhdukur. Vërshimet e ujit morën përpara makina dhe çdo gjë tjetër duke shkaktuar dëme kolosale.
Moti i pazakontë ka përfshirë Gjermaninë dhe disa shtete të tjera të Evropës Perëndimore, ku bilanci është më i rëndë pasi numri i viktimave po shtohet dita-ditës./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al