Përmbytje në Itali, regjistrohen rrëshqitje dheu në veri, autoritetet: Situata drejt përkeqësimit

Përmbytje masive janë regjistruar në provincën e Comos në Itali.

Mediat përtej Adriatikut, kanë publikuar pamje të përmbytjeve dhe tregojnë se në zona të caktuara ka pasur rrëshqitje dherash. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për të shpëtuar të moshuarit dhe personat e tjerë që kanë pasur nevojë për ndihmë.

Sipas raportimeve 50 persona ishin bllokuar brenda shtëpive të tyre, ndërsa rruga shtetërore Regina, u bllokua nga uji.

Situata vijon të mbetet e vështirë në zonën e Belivos, pasi ekziston mundësia që të rritet së tepërmi diga e liqenit Cernobbio dhe përmbytjet të bëhen më të mëdha. Kujtojmë se javët e fundit pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore është “mbërthyer” nga uji.

Të shumta ishin dëmet materiale të shkaktuara si dhe janë regjistruar qindra viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *