Përmbytje të mëdha në Australi, 50,000 banorëve në Sidnei u kërkohet të evakuohen

10:29 05/07/2022

Rreth 50,000 njerëzve u është kërkuar të evakuohen nga shtëpitë e tyre pasi përmbytjet kanë goditur qytetin më të madh të Australisë për herë të 3 këtë vit.

Rrugët janë bllokuar, disa shtëpi janë nën ujë dhe mijëra kanë mbetur pa energji elektrike. Përmbytjet në të gjithë Australinë kanë vrarë më shumë se 20 njerëz këtë vit.

Njerëzit në 50 zona të Australisë janë paralajmëruar të përgatiten për t’u larguar. Moti i keq po godet gjithashtu rajonet e afërta Hunter dhe Illaëarra. Reshjet e shiut pritet të fillojnë të zbuten në Sidnei të martën, por parashikohen gjithashtu erëra të forta, duke sjellë rrezikun e rënies së pemëve dhe sjellë kështu rënien e linjave të energjisë.

Autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve vendas të marrin parasysh paralajmërimet e evakuimit, pasi ekipet e shpëtimit u thirrën për të shpëtuar njerëzit që u urdhëruan të largoheshin dy ditë më parë.

Për shumë vendas, kjo është përmbytja e tretë e tyre këtë vit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.