Përmbytje të mëdha në Brazil, 18 të vdekur

09:31 28/12/2021

18 persona raportohet që të kenë humbur jetën nga përmbytjet në Brazilit, ndërsa 280 të tjerë janë të plagosur.

Këto janë përmbytjet më të mëdha në vend dhe kanë përfshirë pjesën verilindore të Brazilit. 40 qytete janë prekur nga vërshimet e mëdha të ujërave. Ilheus është qyteti i goditur më rëndë.

Shirat e dendur të së dielës bënë që pjesa verilindore e Brazilit të ishte nën pushtetin e ujit.

Një pjesë e madhe e banorëve janë evakuuar nga zonat e përmbytura, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të pastrehë.

Sipas të dhënave të autoriteteve braziliane, 378.286 banorë janë prekur nga përmbytjet, raporton CNN. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.